Aktualitet

Sherr me thika në Skrapar! Dy të rinj në gjendje të rëndë shëndetësore, nisen me helikopter drejt Tiranës

20 Shkurt 2021, 11:18 Nga DOSJA
Sherr me thika në Skrapar! Dy të rinj në gjendje të

SKRAPAR– Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thika në Skrapar ditën e sotme. Dy të rinjtë të moshës 23 dhe 25 vjeç, të identifikuar si Edrian Myftari dhe Albi Çela janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Ata janë transportuar me helikopeter drejt Tiranës.

2 të rinjtë që janë plagosur rëndë në Skrapar janë qëlluar me thikë nga një 33-vjeçar, i identifikuar si Xhoni Memollari, i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Për pasojë të dy ata kanë marrë plagë të rënda dhe kanë nevojë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur te tregu i perjavshëm dhe dy të rinjtë e mbetur të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar.Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasja me thika ne skrapar perplasja me thika ne skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 07:49

ELBASAN– Xhamia ‘Mbret’ në lagjen ‘Kala’ në Elbasan është grabitur mbrëmjen e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se disa persona të maskuar kanë hyrë g...