Aktualitet

‘E kapa pacientin nga këmbët, ai më pa dhe goditi nga pas’/ U dhunua nga 24-vjeçari, flet mjeku i QSUT-së: Më ka ndodh

20 Shkurt 2021, 10:39 Nga DOSJA
‘E kapa pacientin nga këmbët, ai më pa dhe goditi nga

TIRANË– Mjeku, Petrit Gjorgji i cili është dhunuar nga një 24-vjeçar ka treguar për ‘abcnews’ se ngjarja ka ndodhur pasi i riu ka parë një skenë brenda spitalit. Gjorgji tregoi se një pacient i cili vuante nga veshkat ra nga krevati dhe për ta ndihmuar ata e kanë kapur nga këmbët. I riu e ka parë dhe në ato momente i ka goditur nga pas.

“Kishim një pacient për veshkat. Në një moment ka rënë nga krevati dhe me ndhihën e kolegëve të tjerë kemi shkuar për ta ndihmuar. Për ta ngritur, unë e kapa jo të gjithë trupin, por nga këmbë dhe e vendosëm sërish në krevat. Një i afërm, që nuk po i shërbente e pa dhe ka ardhur më ka goditur nga pas. Ndërhynë mjekët dhe infermierët. Denoncova dhe erdhi policia që e ka marrë”, tha mjeku.

Gjorgji rrëfen më tej se ky është rast i përsëritur për të. Sipas mjekut kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha.

“Është rast i përsëritur për mua. Më ka ndodhur edhe në vitin 2004. Kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha. Unë do e ndjek çështjen, duhet të bëhet drejtësi”.

Mjeku kapi nga këmbët të afërmin e tij, i riu e godet nga pas! 24-vjeçari arrestohet pas dhunës ndaj bluzave të bardha, mjeku i QSUT-së: Më ka ndodhur dhe më parë, do e ndjek çështjen, dua drejtësi!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit gjorgji petrit gjorgji

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 07:49

ELBASAN– Xhamia ‘Mbret’ në lagjen ‘Kala’ në Elbasan është grabitur mbrëmjen e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se disa persona të maskuar kanë hyrë g...