Aktualitet

‘Jam penduar!’/ Përplasi për vdekje me makinë bashkëfshatarin, Gjykata e Lezhës lë në burg Mhill Gegën, rrëfimi: Ve

20 Shkurt 2021, 10:29 Nga DOSJA
‘Jam penduar!’/ Përplasi për vdekje me makinë

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Mhill Gega, i cili më 17 janar përplasi qëllimisht me automjetin e tij 68-vjecarin Mark Gjeta, i cili për pasoje humbi jetën.

60-vjeçari ka shfaqur pendesë për krimin e kryer në sallën e gjyqit, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Gega ka ndryshuar versionin e tij në gjykatë ku tha se ai nuk ka dashur ta përplasë me makinë, por nuk ka mundur dot të frenojë pasi makina ka rrëshqitur nga akulli.

Nga ana tjetër, telefoni i viktimës, është gjetur dhe sekuestruar mbi kofanon e makinës së autorit të krimit.Brenda tij ka biseda që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Gjeta 68-vjeç nga bashkëfshatari i tij, Mhill Gega, 60 vjeç.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mark gjeta mhill gega mark gjeta mhill gega

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 07:49

ELBASAN– Xhamia ‘Mbret’ në lagjen ‘Kala’ në Elbasan është grabitur mbrëmjen e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se disa persona të maskuar kanë hyrë g...