Bota

Horror në spitalin psikiatër në Gjermani! 21-vjeçari vret dy pacientë të tjerë, sulmon policët e infermierët

19 Shkurt 2021, 20:03 Nga DOSJA
Horror në spitalin psikiatër në Gjermani! 21-vjeçari vret

GJERMANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital psikiatër në Gjermani ku një pacient 21-vjeçar ka vrarë dy pacientë të tjerë.

I riu po kurohej në spitalin e qytetit verior të Lüneburg, pranë Hamburg, vetëm dy ditë më parë.

Pa u gdhirë mëngjesi i sotëm, 21-vjeçari sulmoi për vdekje dy pacientët e tjerë meshkuj, 54 dhe  56 vjeçar, shkruan Die Lippische Landes-Zeitung.

Pacienti psikiatrik më pas kishte sulmuar dhe plagosur dy infermiere anëtare të stafit, me moshë 42 e 61 vjeç, si dhe një oficer policie, tha një zëdhënëse e policisë së Lueneburg. Një nga infermieret kishte marrë plagë më të rënda.

21-vjeçari ishte shtruar vullnetarisht në klinikë për trajtim, ndërsa aktualisht ndoedhet në paraburgim dhe hetimet vazhdojnë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 21 vjecari vret dy paciente ngjarje e rende ne gjermani 21 vjecari vret dy paciente ngjarje e rende ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 20:02

FOTO-LAJM/ NASA publikon pamje të reja nga Marsi

SHBA- NASA ka publikuar disa foto të reja të shkrepura në Mars. Dailymail shkruan se anija kozmike e NASA-së, Rover Perseverance ka arritur të sigurojë pamjet e...