Bota

Trazirat në Capitol, vihen nën hetim 35 oficerë policie

19 Shkurt 2021, 18:54 Nga DOSJA
Trazirat në Capitol, vihen nën hetim 35 oficerë policie

SHBA- 35 oficerë policie janë vënë nën hetim për veprimet e tyre gjatë 6 janarit, ndërkohë që deri tani 6 prej tyre janë pezulluar nga paga. Reuters shkruan se zëdhënësi i departamentit të policisë John Stolnis tha se çdo polic që kanë thyer rregullat do të marrë dënimin e merituar.

“Shefja e përkohshëm Yogananda Pittman ka thënë se çdo anëtar i departamentit të saj, sjellja e të cilit nuk është në përputhje me rregullat e departamentit do të përballet me disiplinën e duhur,” tha Stolnis.

Në 6 janar SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota john stolnis sulmi ne capitol john stolnis sulmi ne capitol

Sondazh

Poll