Bota

Pasuria e saj kap shifrën marramendëse!  Brenda jetës luksoze të gruas së diktatorit Kim Jong-un

19 Shkurt 2021, 19:53 Nga DOSJA
Pasuria e saj kap shifrën marramendëse!  Brenda jetës

KORE– Gruaja ish-balerinë e Kim Jong-un, Ri Sol-ju u shfaq për herë të parë në publik këtë javë pas përhapjes së spekulimeve se ishte ekzekutuar.

Ajo është e martuar me një nga burrat më të fuqishëm në botë, por jeta e saj private është e mbuluar me mister, shkruan The Sun.

Besohet gruaja e diktatorit se jeton një jetë të mbuluar nga luksi në pallate gjigande, shampanjë të shtrenjtë e avionë privatë. Fëmijëria e Ri në qytetin verilindor të Chongjin është gjithashtu e veshur me mister, ndërsa analistët besojnë se dhe emri i saj është një pseudonim.

Çifti ka tre fëmijë, një djalë të lindur në 2010, një vajzë të lindur në 2013 dhe një i tretë i lindur në vitin 2017, gjinia e të cilit nuk është publikuar, ashtu si dhe asnjë nga emrat e tyre.

Ri besohet se ka qenë një këngëtare e njohur në orkestrën popullore koreane Unhasu por që prej martesës me Kim, zyrtarët komunistë janë përpjekur të fshijnë “çdo detaj të së kaluarës së saj si ‘shoëgirl’, duke konfiskuar këngët e publikuara apo CD-të me performancat e saj”.

Çifti besohet se janë martuar në 2009 por Ri nuk është prezantuar publikisht si gruaja e Kim deri në vitin 2012. Ri njihet për shijet e shtrenjta në jetën personale, në një kohë kur popullsia e Koresë së Veriut është nga më të varfrat në Azi. Ri është parë në një kostum Chanel 9,000 dollarë dhe raportohet e zoteron një koleksion orash dore me vlerë 7 milionë dollarë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un ri sol-ju kim jong un ri sol-ju

Sondazh

Poll