Bota

SHBA e vendosur: Nuk do të heqim sanksionet ndaj Iranit pa bërë bisedë diplomatike më parë 

19 Shkurt 2021, 18:34 Nga DOSJA
SHBA e vendosur: Nuk do të heqim sanksionet ndaj Iranit pa bërë

SHBA- SHBA-ja nuk ka në plan t’i heqë sanksionet Iranit pa u ulur fillimisht në bisedime diplomatike. Reuters shkruan se zëdhënësia e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki deklaroi ditën e sotme SHBA nuk do të heqë sanksionet kundër iranit për programin bërthamorë.

Në fjalën e saj Psaki tha se “nuk ka asnjë plan për të ndërmarrë hapa shtesë” mbi Iranin përpara se të ketë një “bisedë diplomatike“. Ndërkohë që vetë Irani ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’i japin fund sanksioneve kundër caqeve iraniane.

SHBA i vuri sanksione Iranit në vitin 2018, pasi ish-Presidenti Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Irani e ka shkelur këtë marrëveshje si kundërpërgjigje ndaj politikave të ish-Presidentit Trump për presion, por ka thënë në mënyrë të përsëritur se mund të ndryshojë qëndrim nëse hiqen sanksionet amerikane.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jen psaki shba iran jen psaki shba iran

Sondazh

Poll