Bota

Dimri i ashpër dhe moti i keq lënë SHBA-në mbrapa me vaksinimin e popullsisë: Janë 6 milion doza ende pa u shpërndarë

19 Shkurt 2021, 19:53 Nga DOSJA
Dimri i ashpër dhe moti i keq lënë SHBA-në mbrapa me

SHBA- Moti i keq përveç problemeve në energjitikë dhe infrastrukturë në SHBA, ka vonuar edhe vaksinimin e popullsisë. Reuters shkruan se deri tani SHBA-ja është mbrapa me 6 milion doza vaksinash të pashpërndara.

Vonesat e vaksinave kanë ardhur për shkak të mbylljes së rrugëve dhe ndërprerjeve të energjisë në vende të caktuara. Ndërkohë që me pastrimin e rrugëve dhe rregullimin e infrastrukturës energjitike fillimi i shpërndarjes së vaksinave në SHBA pritet të fillojë javën e ardhshme.

Ky dimër është konsideruar si më i ashpëri në SHBA ndër vite, ku moti i keq dhe stuhitë kanë bllokuar shumë rrugë si dhe kanë dëmtuar rrjetin energjitik, duke lënë me miliona familje pa drita, ujë dhe në acar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moti i keq ne shba vaksinat anti-covid moti i keq ne shba vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll