Bota

Ministri bullgar: Maqedonia e Veriut nuk duhet ta pengojë Shqipërinë për fillimin e negociatave me BE

19 Shkurt 2021, 19:28 Nga DOSJA
Ministri bullgar: Maqedonia e Veriut nuk duhet ta pengojë

BULLAGARI- Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krassimir Karakachanov, tha se Maqedonia e Veriut nuk duhet të pengojë Shqipërinë për negociatat me Bashkimin Evropian. Në një intervistë për Zoom.mk ai tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë të ndara në fillimin e negociatave me BE-së, pasi konfliktet mes Shkupit dhe Bullgarisë po pengojnë edhe Shqipërinë.

Unë nuk jam larg mendimit, kur çështja e Maqedonisë dhe hyrja e Shqipërisë do të ngrihet përsëri pas disa muajsh, për të propozuar Bullgarinë të marrë pozicionin e mëposhtëm: Shqipëria dhe Maqedonia të ndahen dhe të mos shkojnë në një paketë. Sepse, siç them, mungesa e dëshirës nga ana e Shkupit për të kërkuar një dialog të vërtetë me Bullgarinë praktikisht e pengon edhe Shqipërinë. Ata duhet të ndahen. Shqipëria duhet të shkojë në një rrugë të veçantë dhe Maqedonia në një rrugë të veçantë,” tha Karakachanov.

Konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka bllokuar fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Mos fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut gjithashtu ka bllokuar edhe fillimin e negociatave të Shqipërisë. Bullgaria i ka vendosur disa kushte Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të nënshkruaj një marrëveshje me të dhe të mos bllokoi veton për antarësimin e saj në BE. Mes të tjera kushtesh është edhe rishikimi i gjuhës maqedonase.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota krassimir karakachanov negociatat me be krassimir karakachanov negociatat me be

Sondazh

Poll