Aktualitet

Sekuestrohet 2.3 ton kokainë në Britaninë e Madhe, droga vinte nga Kolumbia, e fshehur në konteinerin me banane, arrestohen

19 Shkurt 2021, 19:06 Nga DOSJA
Sekuestrohet 2.3 ton kokainë në Britaninë e Madhe, droga vinte

BRITANI E MADHE- Dhjetë persona kanë rënë në pranga në Britaninë e Madhe pasi janë kapur teksa transportonin afërsisht 2.3 ton kokainë. Mediat britanike shkruajnë se ngjarja është regjistruar në Londrën e Veriut.

Mësohet se droga është gjetur në një ngarkesë bananesh dhe pakot ishin fshehur mes frutave që po importoheshin nga Kolumbia. Në momentin që mbërriti ngarkesa, policia e mbajti nën vëzhgim dhe pas kontrollit, vuri në pranga pesë personat që po e prisnin.

Më vonë, pas hetimeve paraprake, u arrestuan edhe pesë të tjerët.  Të arrestuarit janë të gjithë burra të moshës 21-56 vjeç, mes të cilëve ka edhe shqiptarë. Shqiptarët janë identifikuar vetëm me iniciale për momentin: B.K., 28 vjeç dhe Gj. D., 30 vjeç.

Nëse droga do të dilte në treg, raportohet se do të kapte vlerën e 184 milion paundëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne angli britani e madhe sekuestrohet 2.3 ton kokaine arrestohen shqiptaret ne angli britani e madhe sekuestrohet 2.3 ton kokaine

Sondazh

Poll