Aktualitet

Shkëputet suvaja nga pallati 5-katësh në Pukë, plagoset në kokë 40-vjeçari

19 Shkurt 2021, 18:43 Nga DOSJA
Shkëputet suvaja nga pallati 5-katësh në Pukë, plagoset

PUKË– Një 40-vjeçar ka marrë plagë të mëdha në kokë dhe është dërguar për mjekim në spital, pasi i ka rënë një pjesë suvaje nga një pallat në kokë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Pukë, pasditen e sotme. 

40-vjeçari, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti, po kalonte pranë bllokut të pesë katsheve në hyrje të Pukës, ku i ra suvaja në kokë. 

Temperaturat e ulëta kanë bërë që në shumë fasada të bllokut të këtyre pallateve të krijohen ngrica. Shkrirja e akullit sitët e fundit ka sjellë edhe copëtimin e fasadës, duke rënë në kokën e qytetarit, të cilit për pak i kushtoi jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 40-vjecari ne koke puke plagoset 40-vjecari ne koke puke

Sondazh

Poll