Aktualitet

Njoftohet për sherr në familje, policia gjen armë dhe lëndë plasëse brenda shtëpisë, arrestohet 51-vjeçari

19 Shkurt 2021, 18:33 Nga DOSJA
Njoftohet për sherr në familje, policia gjen armë dhe

DURRËS- Një sherr në familje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Policia bën me dije se ka arritur në vendin e ngjarjes pas një telefonate, ndërkohë njofton se pas një kontrolli që kanë bërë brenda shtëpisë kanë gjetur armë zjarri dhe kallëpe me lëndë plasëse në banesën e një shtetasi në Durrës.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 51-vjeçari me iniciale, I.T, pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

“Pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, se në lagjen nr. 14, Durrës, në një familje kishte konflikt familjar, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë, 3 kallëpe me lëndë plasëse, 3 radio dhënëse-marrëse dhe 1 kapsollë me 2 fije elektrike. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 51 vjecari arrestohet 51 vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2021, 15:22

EMRI/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19

GRAMSH– Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Në një njoftim në profilin e tyre në Facebook, spitali i Gramshti ka njoftuar se një prej bluzave të b...