Aktualitet

FAKTET/ Kush e mban peng INSTAT, të dhënat dolën direkt pas alarmit të Artan Hoxhës në Opinion

19 Shkurt 2021, 16:04 Nga DOSJA
FAKTET/ Kush e mban peng INSTAT, të dhënat dolën direkt pas

TIRANË– INSTAT publikoi sot raportin me numrin e lindjeve dhe vdekjeve në Shqipëri, përgjatë vitit 20220, një vit i pushtuar edhe nga pandemia e Covid-19. Sipas raportit në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me një rritje të ndjeshme prej 25.8%. Në total, 5,668 persona më shumë ndërruan jetë në 2020-n, në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli rekord i jetëve të humbura në vend, që prej vitit 1990.

Ajo që ra nës sy, ishte se të dhënat nga INSTAT, u publikuan sot nga Monitor.al, një ditë pas deklaratës së bujshme të Artan Hoxhës. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se qeveria shqiptare është në një ‘derexhe’, që nuk e lë INSTATI-n të nxjerrë raportin e lindjeve dhe vdekjeve në Shqipëri. ai tha se Kosova e ka nxjerrë raportin me të dhënat, kurse Shqipëria ende jo.

“Po të marrësh parasysh vitin 2017, sigurisht që do të kesh ëndrra të tilla. Por, hajde pak në realitet. Në vitin 2017, zëre se s’kishe Opozitë. Tani ke një opozitë me mesazh politik, kompatibël e të bashkuar. Të gjithë bashkë dhe ke një qeveri në një derexhe dhe në dështim total. Një qeveri e cila, e dini? Nuk e lë INSTATI-n të nxjerrë rezultatin. Kosova e nxjerr rezultatin të lindje vdekjeve të vitit, Shqipëria s’e ka nxjerrë akoma. E kuptoni apo jo?”- tha Hoxha.

Pak orë pas kësaj deklarate, që në mëngjes, të dhënat u publikuan dhe raporti që tregonte se pandemia e Covid-19 bëri që kumbin jetën 5 mijë e 700 persona më shumë se një vit më parë, u publikua në të gjitha mediat.

Por kush i mbajti peng shifrat? A është një rastësi që të dhënat u publikuan fill pas deklaratës së Artan Hoxhës, apo ‘sytë e qeverisë’ ishin mjaft të vëmendshëm dhe e kuptuan mesazhin?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha humbje jete ne shqiperi instat raporti i instat per lindjet dhe vdekjet ne vend artan hoxha humbje jete ne shqiperi instat raporti i instat per lindjet dhe vdekjet ne vend

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2021, 15:22

EMRI/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19

GRAMSH– Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Në një njoftim në profilin e tyre në Facebook, spitali i Gramshti ka njoftuar se një prej bluzave të b...