Aktualitet

Gjendet i mbytur 74-vjeçari në Vlorë, nuk ka shenja dhune në trup

19 Shkurt 2021, 19:01 Nga DOSJA
Gjendet i mbytur 74-vjeçari në Vlorë, nuk ka shenja dhune

VLORË– Një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në Vlorë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Bratit”. Trupi i 74-vjeçarit është pikasur nga banorë të zonës, buzë lumit.

Nga këqyrja paraprake, mësohet se në trupin e të ndjerit  nuk janë konstatuar shenja dhune. I ndjeri me inicialet M.B., rezulton të jetë banues në Selenicë. Mësohet se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së tij.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i mbytur 74 vjecari ne vlore vlore gjendet i mbytur 74 vjecari ne vlore vlore

Sondazh

Poll