Politike

Lufta ndaj COVID! Varhelyi jep LAJMIN: Bashkimi Europian jep 7 milionë euro për vaksinimin e Ballkanit Perëndimor

19 Shkurt 2021, 12:09 Nga DOSJA

BRUKSEL– Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 7 milionë eurosh,  për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është dhënë nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, sipas të cilit BE në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, do të mbështesin vaksinimin e sigurt të vendeve në rajon.

“Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj . Projekti vjen në krye të paketës sonë prej 7 milionë euro për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat,”-shkruan ai.

Ndihma nga BE vjen në një kohë që Serbia i ka kaluar shifrat e mbi 1 milionë qytetarësh të vaksinuar, pasi ka siguruar atë të Pfizer, Sputnik dhe Sinopharm. Madje Serbia ka dhuruar doza edhe për Malin e Zi, duke mos lënë në harresë edhe minoritarët në veri të Kosovës.  Ndërsa Shqipëria prej kohës lëvron doza të vogla nga Pfizer dhe pret COVAX të sjellë të tjera.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkimi europian olivér várhelyi vaksinimi ne ballkan bashkimi europian olivér várhelyi vaksinimi ne ballkan

Sondazh

Poll