Politike

Bllokimi nga moti i keq, Meta: Konsensusi u prish! E paralajmërova 5 ditë para, qeveria të reflektojë

19 Shkurt 2021, 11:04 Nga DOSJA
Bllokimi nga moti i keq, Meta: Konsensusi u prish! E paralajmërova 5

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë që të reflektojë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve duke sjellë edhe shembullin e stuhisë së dëborës. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, kreu i shtetit Meta kërkoi edhe nga mediat që të raportojnë pa u intimiduar. 

Si historia e borës, u paralajmërua 5 ditë para. Dhe e pamë vetë se kush ishte niveli i gatishëmërisë. Edhe aeroporti u bllokua, jo më rrugët e Shqipërisë. Dhe fajin e ka populli që lëviz, dhe jo qeveria që nuk ngre në këmbë kompanitë. Dhe nuk përballohet kjo situatë, që kur bllokohen njerëzit të flasim për resortet në Tropojë. Nuk është serioze. Mediat të mos intimidohen, të raportojnë çdo gjë me vërtetësi. Edhe qeveria nëse ka vullnet të reflektojë,”-tha Meta. 


PJESË NGA PRONONCIMI:

Konsensusin për pandeminë e prishi shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, në një kohë kur ishte kohë e jashtëzakonshme. Në mënyrë të vazhdueshme kemi vënë re që ka vetëm improvizime. Personeli shëndetësor është goditur shumë rëndë, po të shohim nivelin e humbjes së jetëve. Për shkak të largimit të inferemierëve dhe mjekëve e ka të vështirë ta përballojë këtë pengesë. Jam konstruktiv dhe gjithmonë i kam ngritur këto çështje. Pajisjet jetëshpëtuese nuk kushtojnë fare për një shtet që ka prioritet jetët. Nuk i kushton gjë fare që t’i marri me shumicë dhe t’ua japë qytetarëve edhe në spitale por edhe në banesa. Këto kërkojnë vetëm organizim. Si historia e borës, u paralajmërua 5 ditë para. Dhe e pamë vetë se kush ishte niveli i gatishëmërisë. Edhe aeroporti u bllokua, jo më rrugët e Shqipërisë. Dhe fajin e ka populli që lëviz, dhe jo qeveria që nuk ngre në këmbë kompanitë. Dhe nuk përballohet kjo situatë, që kur bllokohen njerëzit të flasim për resortet në Tropojë. Nuk është serioze. Mediat të mos intimidohen, të raportojnë çdo gjë me vërtetësi. Edhe qeveria nëse ka vullnet të reflektojë.

LAJMI KRYESOR: ‘Vota e 25 prillit’/ Meta paralajmëron ‘2 mars’ të dytë: As në ëndrra se keni parë ç’do ndodhë! Vaksinat? Rama po bën genocide, fokusi tek pandemia (MESAZHET E FORTA)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 19 shkurt 2021 ilir meta meta me gazetaret 19 shkurt 2021

Sondazh

Poll