Bota

Dorëheqja e Mustafës/ LDK-ja jep detaje: Kryetari i ri do të ketë mandat 2-vjeçar

19 Shkurt 2021, 12:17 Nga DOSJA
Dorëheqja e Mustafës/ LDK-ja jep detaje: Kryetari i ri do të

KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se po përgatitet për të zgjedhur kryetarin e ri të saj, pas dorëheqjes së, Isa Mustafës.

Me anë të një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të LDK-së, bëhet me dije s mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, pra deri në gusht të vitit 2023.

Konsultimet nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj. Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023. Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues. Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së. Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së.

 

Isa Mustafa më 15 shkurt, ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dorëheqja e Mustafës ka ardhur për shkak të humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë. Pas Mustafës është dorëhequr e gjithë kryesia e LDK-së.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora doreheqja e mustafes isa mustafa doreheqja e mustafes isa mustafa

Sondazh

Poll