Bota

STUDIMI/ Studimi i Universitetit gjerman: Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan (Provat)

19 Shkurt 2021, 11:02 Nga DOSJA
STUDIMI/ Studimi i Universitetit gjerman: Covid-19 ka dalë nga një

GJERMANI-Universiteti gjerman i Hamburgut ka publikuar në studim, në lidhje me origjinën e Covid-19. Sipas Bild,  profesor Roland Wiesendanger që ka udhëhequr studimin është shprehur i sigurt se Covid-19 ka ardhur nga një laborator në Wuhan.

Studimi është zhvilluar për rreth një vit, nga janari i 2020, deri në dhjetor të vitit 2020, ku përfundimi është se ka ardhur aksidentalisht nga një laborator në Kinë. Studimi bazohet në një qasje shkencore, si dhe kërkime të gjera duke përdorur burime të ndryshme informacioni. Kjo përfshin literaturë akademike, artikuj në media të shkruara dhe në internet dhe komunikim personal me kolegët ndërkombëtarë.

Nuk ofron ndonjë provë shumë shkencore, por ofron prova të shumta dhe serioze:

Në kontrast me epidemitë e hershme të lidhura me koronavirusin siç janë SARS dhe MERS, nuk është identifikuar asnjë kafshë e ndërmjetme që mundëson transmetimin e patogjenëve SARS-CoV-2 nga lakuriqët e natës tek njerëzit.

Viruset SARS-CoV-2 çuditërisht ngjitet shumë mirë te receptorët e qelizave njerëzore dhe penetron brenda këtyre qelizave me lehtësi. Të dy këto ishin të panjohura më parë në koronavirusët dhe tregojnë një origjinë jo-natyrore të patogjenit SARS-CoV-2.

Në tregun e peshkut që dyshohet se u përhapë virusi nuk shiten lakuriq nate. Sidoqoftë, Instituti Virologjik i Qytetit Wuhan ka një nga koleksionet më të mëdha në botë të patogjenëve të lakuriqëve, të cilët vijnë nga shpellat e largëta në provincat jugore të Kinës. Wshtë jashtëzakonisht e vështirë që lakuriqët e natës të kishin bërë rrugën e tyre natyrale në Wuhan nga kjo distancë prej gati 2,000 km dhe më pas shkaktonin një pandemi globale në afërsi të këtij instituti virologjik.

Një grup hulumtues në institutin virologjik në qytetin e Wuhan ka kryer manipulime gjenetike në koronavirusët për shumë vite me qëllim që t’i bëjë ato më ngjitëse, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për njerëzit. Kjo dëshmohet nga botime të shumta në literaturën e specializuar shkencore.

Kishte mungesa të konsiderueshme të sigurisë në institutin virologjik të qytetit Wuhan edhe para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, të cilat janë të dokumentuara.

Ka informacione të shumta të drejtpërdrejta për një origjinë laboratorike të patogjenit SARS-CoV-2. Një shkencëtar i ri nga instituti virologjik në Wuhan thuhet se është i pari që u infektua. Ka gjithashtu indikacione të shumta që patogjeni SARS-CoV-2 u përhap nga instituti virologjik në qytetin e Wuhan dhe më gjerë që në tetor të vitit 2019.   Fillimisht është infektuar një shkencëtare e re, më herët se tetori i vitit 2019.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota origjina e covid-19 roland wiesendanger origjina e covid-19 roland wiesendanger

Sondazh

Poll