Bota

“Beteja e ashpër me Covid-19″/ BE-ja po planifikon të dyfishojë kontributin në mekanizimin COVAX

19 Shkurt 2021, 11:48 Nga DOSJA
“Beteja e ashpër me Covid-19″/ BE-ja po planifikon të

EVROPË-Komisioni ekskluziv i BE-së, po planifikon të dyfishojë kontributin e tij në mekanizmin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas TheGuaridan, një zyrtar i BE-së, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka thënë se  Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen do të njoftoj ditën e sotme, gjatë një takimi të drejtuesve të Grupit të Shtatë fuqive ekonomike. Zyrtari nuk ishte i autorizuar të flasë publikisht sepse detajet nuk janë bërë publike.

Po ashtu, Von der Leyen do të njoftojë për 100 milion euro shtesë (121.4 milion dollarë) për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Afrikë.

Bashkimi Evropian është një nga donatorët kryesorë të mekanizimit COVAX, i cili synon të sigurojë qasje në vaksina anti-COVID, për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. COVAX shpreson të vendosë rreth 336 milion doza deri në fund të Qershorit dhe rreth 2 miliardë doza deri në fund të vitit.

Lajmi kryesor:“Lufta me Covid-19 në botë”/ Mbi 110 milionë të infektuar dhe 2 mln të vdekur, Japonia raporton një variant të ri

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota programi covax vaksinimi ne vendet e varfra programi covax vaksinimi ne vendet e varfra

Sondazh

Poll