Bota

U takua me Vjosa Osmanin/ Ambasadori gjerman, Rohde: E urova për fitoren, votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim

19 Shkurt 2021, 11:32 Nga DOSJA
U takua me Vjosa Osmanin/ Ambasadori gjerman, Rohde: E urova për fitoren,

KOSOVË-Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ditën e sotme është takuar me presidenten në detyrë Vjosa Osmani. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se Osmanin e ka uruar për fitoren në zgjedhje, të cilat i ka quajtur të suksesshme.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se me Osmanin ka diskutuar edhe për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Gjithashtu, ka sjell në vëmendje dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim. Ne diskutuam formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet, përfshirë sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dialogun e lehtësuar nga BE. Ne të dy nënvizuam partneritetin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”, shkroi Rohde.

Postimi i plotë:

Congratulated @VjosaOsmaniMP on successful elections. Voters gave a strong mandate for change. We discussed formation of govt, presidential election and priorities, incl rule of law, tackling corruption, EU-facilitated dialogue. We both underlined ????partnership

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 19, 2021

Lajmi kryesor:Zgjedhjet në Kosovë/ Fillon rinumërimi i votave në 12 qendra, Kurti premton krijimin e fondeve të sigurisë shëndetësore

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora jorn rohde vjosa osmani jorn rohde vjosa osmani

Sondazh

Poll