Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Rinumërimi i votave në 12 qendra, Kurti premton krijimin e fondeve të sigurisë shëndetësore, Mustaf

19 Shkurt 2021, 08:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Rinumërimi i votave në 12 qendra, Kurti

KOSOVË-Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Ndërkohë, ditën e sotme do të numërohen votat nëpër 12 qendra të votimin, në nëntë komuna të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në njoftim bëhet e dituar se numërimi do të zhvillohet në komunën e Gjakovës,  Fushë Kosovës, Rahovec, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri. Ndërkohë, mësohet se janë refuzuar 3 mijë vota të ardhura nga diaspora.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa ditën e sotme në një shkrim në Facebook ka shkruar arsyet që e çuan në dorëheqjen nga posti. Ai u shpreh se e dha dorëheqjen për arsye morale dhe jo si akt pendese, pasi edhe nëse do të kthehej mbrapsht do të merrte po të njëjtat vendime. Ndërkohë që kanidati i parë për Kryetarin e LDK-së është Anton Quni. Ai tha se e kanë shtyrë shumë faktorë për këtë vendim.

Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në Kosovë?

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(I.A;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora rinumerimi i votave ne nenet komuna zgjedhjet ne kosove rinumerimi i votave ne nenet komuna zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll