Bota

COVID-19/ Vietnami do të marrë 60 mln doza të vaksinave gjatë këtij viti

19 Shkurt 2021, 09:33 Nga DOSJA
COVID-19/ Vietnami do të marrë 60 mln doza të vaksinave

VIETNAM-Vietnami do të marrë 60 milion doza vaksine këtë vit, duke përfshirë 30 milion me skemën Covax. Sipas TheGuardian, Ministri i shëndetësisë Nguyen Thanh Long ka thënë se pjesa tjetër do të blihet nga AstraZeneca, pasi vendi kërkon të vaksinojë popullsinë e saj prej gati 100 milion.

“Ministria e Shëndetësisë është gjithashtu në bisedime aktive me prodhues të tjerë si Pfizer dhe Moderna për të siguruar vaksinë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë. Shumica e vaksinave nga Covax, do të përdoren në gjysmën e dytë të vitit.”-ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Vietnam janë shënuar 2,347 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 35 pacientë.

Lajmi kryesor:“Lufta me Covid-19 në botë”/ Mbi 110 milionë të infektuar dhe 2 mln të vdekur, Japonia raporton një variant të ri

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne vietnam vitenam covid-19 ne vietnam vitenam

Sondazh

Poll