Bota

Kurti deklaroi se dialogu nuk është prioritet/ Reagon zëvendëskryeministrja Mihajloviç: Ai nuk mund t’i japë mësime

19 Shkurt 2021, 09:47 Nga DOSJA
Kurti deklaroi se dialogu nuk është prioritet/ Reagon

SERBI-Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç, ka reaguar pas deklaratës së kreut të LVV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se dialogu renditet i gjashti në prioritetet e planeve të qeverisë.

Sipas Insajder Mihajloviç ka thënë se Kurti nuk është nuk është dikush që mund t’i jap mësime Serbisë dhe se vendi nuk është përkulur asnjëherë përball kërcënimeve dhe shantazheve.

“Serbia nuk është përkulur asnjëherë përpara kërcënimeve dhe shantazheve dhe Kurti nuk është dikush që mund t’i japë Serbisë mësime, veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Serbisë për të mbajtur të gjallë dialogun”, ka deklaruar Mihajloviç.

Ndërkohë, i dërguari special për dialogun Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se bisedimet duhet të rifillojnë menjëherë pasi të formohet Qeveria e re në Prishtinë.

Pak ditë më parë kreu i LLV-së, Albi Kurti, i cili ka kryesuar në zgjedhje ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është në prioritet e vendit, por prej reagimeve të ndryshme ka propozuar që mund ta vendos në vendin e tretë ose të katërt.

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell. Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zorana mihajloviç zorana mihajloviç

Sondazh

Poll