Bota

Spanjë/ Përshkallëzohen protestat për arrestimin e reperit Pablo Hasél, dhunë dhe përplasje midis protestuesve dhe polici

19 Shkurt 2021, 10:13 Nga DOSJA
Spanjë/ Përshkallëzohen protestat për arrestimin e reperit

SPANJË– Policia dhe protestuesit spanjollë janë përplasur për të tretën natë rradhazi ndërsa vazhdoi reagimi kundër arrestimit të një reperi për tekstet e diskutueshme të këngëve të tij.

Dhjetëra njerëz janë arrestuar që nga e Marta në mbrëmje kur shpërthyen demonstratat pasi policia arrestoi Pablo Hasél, 32 vjeç, i cili ishte fshehur në një universitet në Katalonia për të shmangur burgun në një çështje mjaft të diskutueshme të fjalës së lirë.

The Guardian raporton se dhuna ka futur në vijën e zjarrit partinë e majtë të Podemos. Partneri i ri në koalicionin e majtë të Spanjës ka kundërshtuar burgosjen e Hasél dhe ka mbështetur publikisht protestuesit. Policia raportoi gjashtë arrestime në Barcelonë të Enjten pasi protestuesit vendosën barrikada, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës.

Të Mërkurën  në mbrëmje qindra njerëz u mblodhën në sheshin Puerta del Sol të Madridit duke kërkuar lirimin e Hasél, duke hedhur shishe në drejtim të policisë, e cila i akuzoi ata në përleshje që zgjatën disa orë. Policia arrestoi 19 persona ndërsa shërbimet e urgjencës së qytetit thanë se 55 persona u plagosën, mes tyre 35 oficerë policie.

Në Barcelonë dhe tre qytete të tjera katalanase demonstruesit hodhën objekte ndaj policisë dhe vunë flakën barrikadat të Mërkurën, me policinë që akuzoi protestuesit dhe në disa vende duke qëlluar me shkumë. Rreth 50 persona u arrestuan në të gjithë vendin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pablo hasel protesta ne spanje pablo hasel protesta ne spanje

Sondazh

Poll