Bota

Varianti Covid i Afrikës së Jugut mund të shkurtojë mbrojtjen e antitrupave nga vaksina Pfizer me dy të tretat

19 Shkurt 2021, 10:50 Nga DOSJA
Varianti Covid i Afrikës së Jugut mund të shkurtojë

SHBA– Një studim laboratorik sugjeron që varianti i koronavirusit iAfrikës së Jugut mund të zvogëlojë mbrojtjen e antitrupave nga vaksina Pfizer/Biontech me dy të tretat dhe nuk është e qartë nëse vaksina do të jetë efektive kundër mutacionit, thonë kompanitë.

Studimi zbuloi se vaksina ishte ende në gjendje të neutralizonte virusin dhe nuk ka ende prova tek njerëzit që varianti zvogëlon mbrojtjen e vaksinës. Ata janë duke bërë investime dhe duke biseduar me rregullatorët për zhvillimin e një versioni të azhurnuar të vaksinës së tyre mARN, ose një vaksinë përforcuese, nëse është e nevojshme.

Sipas The Guardian, shkencëtarët e Afrikës së Jugut do të takohen të Enjten për të diskutuar studimin.

“Unë e di që shkencëtarët tanë do të takohen për ta diskutuar atë dhe ata do të këshillojnë ministrin. Ne nuk do të lëshojmë një deklaratë derisa të na këshillojnë shkencëtarët tanë. Ne gjithashtu do të drejtohemi nga rregullatori. “– tha zëdhënësi i departamentit të shëndetësisë Popo Maja.

Për shkak se nuk ka ende një pikë referimi të përcaktuar për të përcaktuar se çfarë niveli të antitrupave nevojiten për të mbrojtur kundër virusit, është e paqartë nëse ky reduktim i dy të tretave do ta bëjë vaksinën joefektive kundër variantit që përhapet nëpër botë.

Pfizer dhe BioNTech thanë se ata po bënin punë të ngjashme laboratorike për të kuptuar nëse vaksina e tyre është mbrojtëse ndaj një varianti tjetër të parë të gjetur në Brazil.
Moderna publikoi një korrespodencë në NEJM të Mërkurën, me të dhëna të ngjashme të zbuluara më parë diku tjetër që treguan një rënie prej gjashtë herë në nivelet e antitrupave kundrejt variantit të Afrikës së Jugut.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina pfizer-biontech varianti afrikan vaksina pfizer-biontech varianti afrikan

Sondazh

Poll