Politike

Meta përballë gazetarëve: Kriteret e ndarjes klasore janë tipike për diktaturat! Po injorohen kërkesat e presidentit, duhe

19 Shkurt 2021, 10:15 Nga DOSJA
Meta përballë gazetarëve: Kriteret e ndarjes klasore janë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për gazetarët aty ku nisi fjalimin e tij me situatën që ndodhet vendi nga pandemia. Meta tha se po bëhen kufizime nga pandemia për qytetarët dhe subjektet politike opozitare.  Presidenti tha se procesi i vaksinimit po bëhet në mënyrë jotransparente, dhe njerëzit nuk mund të ndahen në bazë të klasave të tyre.

Meta tha se qeveria duhet të rishikojë menjëherë Buxhetin dhe të garantojë vaksninimin dhe rimbursimin për të gjithë qytetarët, një pjesë e të cilëve nuk kanë mundësi ekonomike për trajtimin në banesë me medikamente.


DEKLARATA:

Vlerësoj të ndaj shqetësime që jam përpjekur që t’i ndaj me qeverinë. Së pari pa një plan të qartë dhe të sigurtë, vendi rrezikon një katastrofë. Planet konfuze dhe të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinimin shkojnë me nga 14 muaj, nuk mund të jenë alibi për të braktisur me mijra qytetarë të infektuar dhe dhjetra që po humbin jetën çdo ditë. Vetëm kriteret e moshës të vendosura ndërkombëtarisht janë ato që duhet të vendosin përparësitë në vaksinimin e popullatës. Kriterët e ndarjes klasore, preferenciale dhe të përzgjedhjes selektive janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen më qendrat spitalore pa pajisje jetëshpëtuese dhe barnat e domosdoshme për të luftuar pandeminë. Nuk mund të lihen spitalet dhe qendrat spitalore pa aparatura dhe pa medikamente, nuk mund të lihen qytetarët nën panikun e përballjes me çmimet shumë të lartë të ilaçe, nuk mund të lihen mijëra të sëmurë në mëshirë të fatit të cilët kurohen në banesë, dhe nuk marrin asgjë.Është koha për të riparë buxhetin e shtetit dhe për të invesdtuar në mënyrë konkrete dhe jo sekrete për vaksinën. Ka gati një vit që injorohen kërkesat e presidentit, që mblodhi këshillin e sigurisë, që të garantohej transparenca në proces. Çdo gjë është përpjekur që të politizohet me improvizime, disa standarde mund ti kishim në nivelin e Kosovës dhe të vendeve të tjera.

LAJMI KRYESOR: ‘Vota e 25 prillit’/ Meta paralajmëron ‘2 mars’ të dytë: As në ëndrra se keni parë ç’do ndodhë! Vaksinat? Rama po bën genocide, fokusi tek pandemia (MESAZHET E FORTA)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 19 shkurt 2021 ilir meta meta me gazetaret 19 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 09:03

VLORË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Vlora se qytetit i kanë vënë brrylin. Me tone të larta kreu i qeverisë shtoi se presidenti Meta po i bll...