Politike

19 Shkurt 2021, 09:03 Nga DOSJA

VLORË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Vlora se qytetit i kanë vënë brrylin. Me tone të larta kreu i qeverisë shtoi se presidenti Meta po i bllokon të gjithë investimet që po bëhen në qytet. Më tej ai ironizoi dhe dekoratat dhe medaljet që Meta jep për disa figura.


DEKLARATA:

Ne këtu në Vlorë kemi shlyer një borxh, jo të PS por të Tiranës, të atyre në qëndër që vijnë këtu të nderojnë 1 minutë heshtje te Ismail Qemali, po Vlorës i vunë vetëm brrylin në fyt, dhe prandaj them se nëse ka një vend ku vota nuk duhet të jetë përkatësi partiake por historike dhe duhet të  jetë vlonjate është ky vend këtu. Kush bën për Vlorën bën. Nuk i mjatoi Metës dhe Leskove që Vlora priti cerek shekuli që të vazhdonin investimet nga Tirana. 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i ka themelet më këtu, le të thonë ca të duan, ca bënë e të vish tani president, që para ca kohësh jepje medalje për të vdekurit. Vjen njëri që është president me kohë të caktuar, vjen një që është më keq se Nishani dhe i jep medalje Selam Musait, i jep medalje se ca është mjeshtër i madh, si nder i kombit, nder i kombit është më pak se hero i kombit. Nder i kombit është dikush që është gjallë. Mirë dakord i dha medalje, ca të them, ca bën pastaj? Vjen dhe i nderon heronjte i Vlorës, duke i ndaluar projektete, duke përcare Vlorën dhe Selenicën. Domethënë komplet lojëtar i tretë. Sikur është i selenicës. U zgjata pak por më ngacmove.

Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës! Deklarata për Metën: Nuk është president! Premtimi i mandatit të tretë: Kush fiton 400 mijë lekë nuk do paguajë taksë. Tregon DËSHIRËN e tij

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vlore edi rama ne vlore

Sondazh

Poll