Politike

Gjinkuri s’i reziston dot: S’duam të glorifikojmë figurën e individit, ama Edi Rama… (THIRRJA për Metën)

19 Shkurt 2021, 08:59 Nga DOSJA
Gjinkuri s’i reziston dot: S’duam të glorifikojmë

VLORË– Deputeti socialist Damian Gjiknuri nuk i ka kursyer as kësaj herë lavdet ndaj kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, në një bashkëbisedim me qytetarët, Gjiknuri tha se Rama e bënte detyrën e tij me pasion, ndërsa s’ka kursyer as thumbin ndaj presidentit Ilir Meta.


“Nuk duam të glorifikojmë figurën e individit se thonë ca që ne e kemi bërë këtë se është Edi Rama. ju pëlqen apo jo e vërteta kjo është. Edi Rama e mori me pasion këtë mision dhe po zhvillon Vlorën. Meqenëse çështja u kthye në publike unë kërkoj publikisht ta ftoj edhe presidentin e republikës të mos vijë më fshehurazi në Vlorë por të vijë në inaugurim. Nëse nuk vjen turpin e paç për vete. Ti vjen vetëm për politikë dhe për të përçarë,”-tha Gjiknuri në fjalën e tij.

Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës! Deklarata për Metën: Nuk është president! Premtimi i mandatit të tretë: Kush fiton 400 mijë lekë nuk do paguajë taksë. Tregon DËSHIRËN e tij

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama edi rama ne vlore damian gjiknuri edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll