Politike

Largimi i të rinjve, justifikimi i Ramës: Shqiptarët i mbylli vetëm Enver Hoxha, si them dot të rinjve që…

19 Shkurt 2021, 08:33 Nga DOSJA
Largimi i të rinjve, justifikimi i Ramës: Shqiptarët i mbylli

VLORË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Vlora se largimin e të rinjve nuk e ndalon dot. Kjo pasi të rinjtë duan që të eksplorojnë dhe të provojnë veten e tyre në fusha të ndryshme jashtë vendit. Rama tha se shqiptarët vetëm në një periudhë historike nuk kanë dalë, kur i mbylli Enver Hoxha në një kafaz dhe i bëri si gardelina që duhet të këndonin vetëm këngët e partisë.

DEKLARATA:

Qeveria ka bërë përpjekjen e saj, keni pasur qysh prej kohës që protestës së studentëve, thirrje për aplikime. Duke pasur parasysh nevojën për ti dhënë atyre eksperiencë, që i duhet për të aplikuar për një vend pune përfundimtar. Është e lidhur me tre faktorë, ekonomia. Porti i ri turistik që do të ndërtohet së shpejti , dhe porti i mallrave dhe pasgjerëve. Ne na thonë skemi buke ti merresh me ndërtimine  aeroporteve, nuk janë stacione autobusi, sjellin konsumatorë, sjellin njerëz që duan të hanë, të flenë të konsumojnë, përmes atraksioneve të ndryshme. Duan të shkojnë në hapësira kulturore, në aktivitetet turistike. Duan të marrin shërbime të tjera, kështu është kjo arsyeja pse, 1 euro e investuar në një aeroport sjell 24 euro të tjera. Nëse 1 aeroport kushton 100 milionë lekë, shumëzojneni për 4 dhe këto janë të ardhurat që sjell. Rritja e fluksit të konsumit rrit vlerën e prodhimit. Po kështu dhe porti turistik, është ndryshe por sjell të njëjtin ndërtim. Do të shtohen punonjës, do të sjellë rritje tëpagës. Perspektiva është aty, është një gjë do ta them, mbase më humb vota por është e vërteta: Ne jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ, më shumë ikin se vijnë, ky nuk është fenonem shqiptar. Shqiptarët në një periudhë historike nuk kanë dalë, kur i mbylli Enver Hoxha në një kafaz dhe i bëri si gardelina që duhet të këndonin vetëm këngët e partisë. Në të kaluarën shqiptarët kanë qënë një popull që kanë lëvizur gjithmonë. Unë kurrë nuk mund ti them një djali ose vajze që më thotë dua ta provoj veten tani sepse nuk pres dot as një mandat tjetër as 7 për të më bërë këtu gjëja që kam dëshirë. Unë nuk i them jo do rrish këtu, jetojmë në një kohë tjetër. Ajo që është skandaloze është propaganda që bëhet këtu, me helmin. Sikur më ikën një qelizë nga gjaku im, është dhimbja që më krijon. Po ata që lëvizin nga Hungaria, Polonia, sa janë ata që nuk i rregjistron njeri, miliona e miliona e miliona. Me tërmetin dhe pandeminë na u bënë vitet çorap. Në nuk kemi shkop magjik, nuk e bëjmë dot Shqipërinë që të rinjtë të gjejnë sot këtu atë që shpesh e gjejnë dhe nuk e gjejnë, por drejtimi është i duhuri, askush mos të harrojë që Gjermania nuk është ndërtuar për 7 vite, as Italia, por për shumë vite dhe dekada, shekuj disa. A jemi sot aty ku duam të jemi? Une e them jo, dhe për Vlorën, nuk ëshët Vlora që dua. Një pjesë është spektakolare, një pjesë qamet. Nuk mund të them këtu se është e gjithë Vlora si Lungomare, por rruga është e duhura, beteja është e duhura, puna do të vazhdojë.

Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës! Deklarata për Metën: Nuk është president! Premtimi i mandatit të tretë: Kush fiton 400 mijë lekë nuk do paguajë taksë. Tregon DËSHIRËN e tij

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vlore edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2021, 22:23

TIRANË– Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar çështjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë. I ftuar në “Open”, Shkullaku tha se në atë stu...