Politike

Rama vijon sërish deklaratat për Metën: Nuk është president! Ka bërë të paarritshmen, në krahasim me të, Nishani ësht

19 Shkurt 2021, 08:51 Nga DOSJA
Rama vijon sërish deklaratat për Metën: Nuk është

VLORË– Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka vijuar deklaratat për presidentin e vendit, Ilir Meta. Kreu i qeverisë tha se Meta nuk është president e se në krahasim me ish-presidentin Bujar Nishanin është tjetër gjë. Rama e cilësoi Nishanin si më të qetë dhe më korrekt duke e quajtur Jefferson.

Ta filloj nga bishti i lugës që është presidenti… për fat të keq Iliri nuk është president është shperdoruesi i rolit në funksion të asaj që e ndërton e shoqja. Presidenti, thotë cfarë do qoftë se atij i duket që prodhon vota për partinë partiake. Shpërdoron institucionin e unitetit rojtar, dhe president që të përdori një rrugë një projekt rruge për të përcare jo për të bashkuar, duke keq informuar, ky vend nuk ka pasur. E kam thënë dhe e përsëris, Ilir Meta ka bërë të paarritshme, ka bërë Bujar Nishanin si Jefferson, është ai që është niveli nën ujor, por në krahasim me Metën është Jefferson, shumë herë më korrekt më normal.

Leskua i Vlorës ka filluar tani të merret me urën, ku është ura, ska urë se vazhdojnë mendojnë se ky popull, këtu ka budallenj, meqë urën e mori Rama, do votojnë për Leskon që t’ua sjellin urën. Kemi ngrënë turpin e presidentit me bukë, sic e thonë. Vlorën nuk e ndalon dot askush, le të bëjnë cfarë të duan. Kjo zonë ka qënë më e diskriminuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vlore edi rama ne vlore

Sondazh

Poll