Politike

Damian Gjiknuri jep lajmin për rrugën Peshkëpi-Selenicë: Brenda pak javësh nis puna në terren, ata që tentuan ta bllokojn

19 Shkurt 2021, 10:03 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka ndarë në ‘Facebook’ se brenda disa javësh pritet të nisin punimet për rikonstruksionin e segmentit Peshkëpi – Selenicë.

Në shkrimin e postuar në rrjetin social, Gjiknuri totë se ata që tentuan ta bllokojnë investimin dhe nxituan të akuzojnë qeverinë se ka vendosur ta lërë mënjanë Selenicën janë të ftuar të jenë prezent në fillimin e punimeve, pavarësisht bindjeve apo interesave politike.

‘Fondi Shqiptar i Zhvillimit miratoi financimin dhe shpalli garën për rikonstruksionin e segmentit Peshkëpi – Selenicë. Vlera totale e investimit është rreth 9 milion dollarë. Me shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, brenda pak javësh nis puna në terren. Çdo qytetar i kësaj zone e ka të qartë se vetëm ne që bëmë realitet ëndrrën e Rrugës së Lumit të Vlorës do ti japim edhe Selenicës rrugën që meriton. Ata që tentuan ta bllokojnë investimin dhe nxituan të akuzojnë qeverinë se ka vendosur ta lërë mënjanë Selenicën janë të ftuar të jenë prezent në fillimin e punimeve, pavarësisht bindjeve apo interesave politike‘- shkruan Gjiknuri në ‘Facebook’.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 09:03

VLORË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Vlora se qytetit i kanë vënë brrylin. Me tone të larta kreu i qeverisë shtoi se presidenti Meta po i bll...