Politike

A do ndryshojë sheshi historik i Vlorës? Rama: Dhe për Lungomaren kishte polemika…keni mungesë informimi, do të bëhet gj

19 Shkurt 2021, 08:23 Nga DOSJA
A do ndryshojë sheshi historik i Vlorës? Rama: Dhe për Lungomaren

VLORË– Kryeministri Edi Rama është pyetur nga një qytetar i Vlorës se nëse do të ndryshoje sheshi historik i qytetit. Kryeministri tha se ka pasur debate që janë fryt i mungesës së informimit të plotë apo leximit të pasaktë të materialeve. Më tej ai shtoi se rikonceptimi i sheshit të flamurit ka qëllim themelor vlerësimin sa më shumë të atyre elementëve historikë të sheshit ndërsa tha se dhe për Lungomaren në fillim ka pasur polemika.

PJESË NGA BISEDA:

RAMA: Për të krijuar kushtet me pyetjet tuaja që të krijojmë një panoprame sa më të qartë dhe të gjërave që nuk kanë shkuar si duhet,si do shkojnë por dhe shqetësimeve apo pritshmërive tuaja. Me ndihmën e Damianit dhe Dritanit do ti përgjigjemi pyetjeve që kanë të bëjnë për zona të caktuara të këtij pellgu të madh komunitetesh që shtrihen nga bregu deri në malet e zonës.

Qytetari: Do të ruhen vlerat te sheshi hisotrik?

RAMA: Ka pasur debate që janë fryt i mungesës së informimit të plotë apo leximit të pasaktë të materialeve. Rikonceptimi i sheshit të flamurit ka qëllim themelor vlerësimin sa më shumë të atyre elementëve historikë të sheshit. Kush janë elementët? Është pjesa e trashëgimisë që i takojnë një periudhe para luftës, është pjesa që ka të bëjë me zonën arkeologjike në shesh, është pjesa që ka të bëjë me varrin e Ismail Qemalit, me varrezat e dëshmorëve, me këtë formatim të sheshit janë pak të spostuar nga pjesmarrja si duhet në atë kompleks. Është dhe instalimi i katër topave të famshëm të 4 vilajeteve, projekti i ri jo vetëm që i ruan por i nxjerr në pah më bukur duke shtuar të tjerë elementë që nga tapeti i kuq prej guri apo mermeri tek ai tempulli që do shërbejë si strehë për aktivitete të natyrave të ndryshme. Si një zonë për të pasur një fundjave, për të pasur tregun e prdukteve të zonës, dhe do të p[asurohet me një element tjeter, që ka qënë problem. Karabinaja e Sulos, që e kemi futur në një procedure shpronësimi, për të prerë kullën dhe për të transformuar pjesën tjetër në një qëndër publike që do të ketë funksione të ndryshme. Me një bërthamë të rrjetit që kemi filluar të ngremë, nga Tirana, Korca ka filluar, inovacioni dixhital i të rinjve që të marrin kurse, që të mësojnë kodimin, si të përfshiehn në tregun global të punës online. Kjo është e ardhmja për të rinjtë që i krijohet mundësia të mos lëvzinin nga fshati apo qyteti dhe të japin shërbime, sot ka 2.4 milionë vende të reja pune për të rinjtë që zotërojnë këto aftësi. Për të hyre në biznesin e krijimit të aplikacioneve. Jo më pak e rëndëishme, mënyra si do të rikonceptohet godina do të krijojë më shumë hapësira të brendshme. Unë jam i bindur si të gjitha projektet, kur bëmë Lungomaren kishte shumë polemika, sot është gjëja e duhur, kështu do jetë dhe sheshi i flamurit pa diskutim. Dhe ai që vjen nga jashtë do të kuptojë menjëherë që aty është hapësirë që ka lidhje me historinë e qytetit.

Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës! Deklarata për Metën: Nuk është president! Premtimi i mandatit të tretë: Kush fiton 400 mijë lekë nuk do paguajë taksë. Tregon DËSHIRËN e tij

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vlore edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2021, 22:23

TIRANË– Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar çështjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë. I ftuar në “Open”, Shkullaku tha se në atë stu...