Politike

Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës! Deklarata për Metën: Nuk është president! Premtimi i mandatit të tretë: Kush fi

19 Shkurt 2021, 08:11 Nga DOSJA
Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës! Deklarata për

VLORË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me qytetarët në qytetin e Vlorës. Së bashku me kryebashkiakun Dritan Leli dhe deputetin Damian Gjiknuri, Rama dëgjoi dhe bashkëbisedoi me qytetarët për problemet që ngritën.

Rama dha lajmin se brenda 3 muajve do të hapet kantieri i ndërtimit për Portin e ri të Vlorës. Më tej Rama theksoi se rruga e Lumi të Vlorës dhe rruga e Selenicës, ndërtimi i të cilave tashmë po bëhet realitet nga qeveria.

Ndërkohë, kreu i qeverisë bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të ndryshojnë skemën e progresivitetit të taksës e se shqiptarët që marrin deri në 400 mijë lekë nuk do të kenë asnjë taksë. Gjatë bisedës u diskutua dhe për largimin e të rinjve nga vendi, për të cilën ai tha se nuk i ndalon të rinjtë që të largohen. Rama u shpreh se është i vetëdijshëm për numrat e lartë të të rinjve që duan të largohen nga Shqipëria mirëpo nuk do bëjë asgjë për ti ndaluar pasi është e drejta e tyre që të gjejnë veten në një vend tjetër nëse duan.

Rama u ndal duke folur edhe per aktualitetin politik, ku sulmoi presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po shpërdoron atë institucion për ndërmarrjen politike që drejton formalisht e shoqja. Rama ironizoi dhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se Leskua i Vlorës ka filluar tani të merret me urën, por sipas Ramës populli nuk i beson më.

Kryeministri gjatë diskutimit tha se ka dëshirë që të shkojë në shtëpi pasi e gjen gjithmonë djalin në gjumë dhe do donte të kalonte më shumë kohë me të. Mirëpo Rama tha se nuk do ta lërë punën në gjysëm pasi ka përpara beteja për të fituar.

(a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2021, 22:23

TIRANË– Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar çështjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë. I ftuar në “Open”, Shkullaku tha se në atë stu...