Bota

“Lufta me Covid-19 në botë”/ Mbi 110 milionë të infektuar dhe 2 mln të vdekur, Japonia raporton një variant të ri

19 Shkurt 2021, 07:14 Nga DOSJA
“Lufta me Covid-19 në botë”/ Mbi 110 milionë të

BOTË-Shifra e të infektuarve  në gjithë botën ka shkuar mbi 110 milionë. Ndërkohë, numri i personave që kanë ndërruar jetë është 2,452,625.

Ndërsa, numri i të vdekurve në Afrikë kaloi 100,000. Vdekjet e raportuara të kontinentit, në 100,354, krahasohen me Amerikën e Veriut, e cila ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni dhe Evropën, e cila po i afrohet 900,000.

Japonia ka konfirmoi një variant të ri të Covid, në një grup ndërtesë, ku ndodheshin emigrant në Tokio. Vendi kërcënohet nga një val e tretë e pandemisë. Tipi i ri duket se ka origjinën jashtë shtetit, por është i ndryshëm nga llojet e tjerë që janë gjetur në Japoni, sipas Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

Vendet e pasuara kanë grumbulluar një miliard doza anti-Covid, sesa iu nevojiten, duke lënë vendet e varfëra të kenë të vështirë të gjejnë vaksina.

Infeksionet javore të Covid-19 kanë rënë në të gjithë botën për një muaj dhe të martën kanë arritur nivelin më të ulët që nga mesi i tetorit. Por optimizmi për të dalë nga kriza  është i ulët për shkak të  varianteve të reja të virusit, të cilat kanë rritur frikën për efikasitetin e vaksinave.

Hong Kong do të fillojë programin e tij publik të vaksinimit falas javën e ardhshme, pasi autorizoi përdorimin emergjent të vaksinës kineze, Sinovac. Rezervimi online për vaksinat vullnetare do të hapet në 23 Shkurt dhe do të fillojë në 26 Shkurt.

Izraeli ka njoftuar se do të zgjasë mbylljen e aeroporteve dhe kufijve të tij tokësorë për 14 ditë më shumë në një përpjekje për të ndaluar pandeminë e koronavirusit. Një deklaratë e përbashkët nga zyra e kryeministrit dhe ministri i shëndetësisë u deklarua se kufijtë e vendit do të qëndrojnë të mbyllur deri më 6 mars, përveç për arsye urgjente. Izraeli kishte pezulluar fluturimet ndërkombëtare në 24 Janar, para se të mbyllte gjithashtu pikat kufitare me Jordaninë dhe Egjiptin.

(k.a./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota corobnavriusi ne bote covid-19 ne bote corobnavriusi ne bote covid-19 ne bote

Sondazh

Poll