Bota

” Slogani ‘Krejt dhe drejt’  është pa lidhje”/ Shpend Ahmeti: VV nuk duhet të qeverisë vet, të bë

18 Shkurt 2021, 21:32 Nga DOSJA
” Slogani ‘Krejt dhe drejt’  është pa

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se VV nuk duhet të qeverisë e vetme si parti por të bëjë koalicion me LDK-së ose PDK-së. I ftuar në ‘KlanKosova’, Ahmeti u shpreh se  slogani ‘Krejt dhe drejt’ është palidhje dhe se duhet VV duhet që të marrë dikë për koalicionin, pasi e ka kontrollin e plotë dhe se askush nuk i bën shantazh.

“Unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të qeverisë vetë. Nëse i ka 58 deputetë dhe po e zëmë që merret vesh me krejt deputetët (e pakicës joserbe) në rastin më të mirë i ka 65 deputetë. Nuk mendoj se në këtë mandat duhet t’i kesh veç 65 deputetë. Slogani “Krejt dhe drejt”  është pa lidhje. S’ka nevojë të qeverisësh veç vetë. Thirre dikë prej këtyre subjekteve! Pse mos me e thirrë? Tash e ke kontrollin e plotë dhe s’mundet askush të të shantazhojë. Por tash jo në çdo mbledhje me i ndjekë deputetët, mos dikush është në pushim apo është sëmurë për me i marrë 60 vota. Do të duhej të kërkonte ndonjë koalicion dhe jo pse i duhet, por që të bie stabilitet. Do të kisha shkuar ja te LDK-ja, ja te PDK-ja”, ka thënë Ahmeti.

LAJMI KRYESOR; Zgjedhjet në Kosovë/ Refuzohen mbi 1600 vota nga diaspora, partitë gjobiten me mbi 1 milionë euro për shkelje të heshtjes zgjedhore, Kosnett: Përgëzoj qytetarët

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora shpend ahmeti zgjedhjet ne kosove shpend ahmeti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll