Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak së shpejti në Prishtinë: Do të flas me Albin Kurtin  

18 Shkurt 2021, 21:20 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak së shpejti në Prishtinë:

KOSOVË- I dërguari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak pritet të vijë në Kosovë për të biseduar mbi dialogun me Kosovën. Lajmin e bëri të ditur vetë Lajçak në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi. Ai tha se se situata nuk do të mbetet e njëjta pasi në Kosovë ka ardhur një parti e re dhe se kjo qeveri ka një mandat të fortë. Më tej në fjalën e tij, Lajçak tha se në Kosovë do të flas me Kurtin në lidhje me vazhdimin e dialogut.

“Në Kosovë nuk do të mbetet më njësoj, sepse së shpejti do të kemi Qeverinë dhe Kryeministrin e ri dhe kjo qeveri do të ketë mandat shumë të fortë. Kjo është situatë e re. Së shpejti unë vizitoj Prishtinën dhe Beogradin. Në Kosovë do të flas me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti, rreth bashkëpunimit tonë dhe vazhdimin e dialogut”, tha Lajçak.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Ndërkohë që sërish dialogu mes vendeve nisi në muajin korrik me qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti. 

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove-serbi miroslav lajčák kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll