Bota

Kisha Ortodokse zgjedh patriarkun e ri në Serbi, Porfirije Peric

18 Shkurt 2021, 22:09 Nga DOSJA
Kisha Ortodokse zgjedh patriarkun e ri në Serbi, Porfirije Peric

SERBI- Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur një udhëheqës të ri si Patriark. Balkaninsight shkruan se 59-vjeçari Porfirije Peric është zgjedhur si Patriarku më i ri në Serbi pas vdekjes së Patriarkut Irinej nga Covid-19.

Patriarku u zgjodh ditën e sotme  nga peshkopët e Kishës Ortodokse. Porfirije është patriarku i 46 në Serbi. Më parë ai ishte peshkop i ushtrisë serbe, koordinator për bashkëpunimin midis Kishës Ortodokse Serbe dhe ushtrisë serbe, përfaqësues i kishave dhe komuniteteve fetare në Këshillin e Agjencisë së Transmetimit të vendit (RRA).

Patriarku Irinej ndërroi jetë mëngjes e datës 20 nëntor të vitit të kaluar në moshën 90 vjeç. Ai u infektua me Covid-19 dhe për 15 ditë ka qendruar në spital ku dhe ka humbur betejën me jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni patriarku serb porfirije peric patriarku serb porfirije peric

Sondazh

Poll