Bota

Kosova në rekordet Guinnes, artistja krijon mozaikun me të madh origami në botë 

18 Shkurt 2021, 21:58 Nga DOSJA
Kosova në rekordet Guinnes, artistja krijon mozaikun me të madh

KOSOVË- Kosova ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari me anë të një postimi në Facebook. Ai shkroi se Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin Guinness me mozaikun origami më të madh në botë me Flamurin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Lajm i jashtëzakonshëm. Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin e Guinnessit. Ajo, në Palestren Sportive të qytetit tonë, kësaj radhe ka krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë. Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë. Urime!

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bekim hamëz jashari bekim hamëz jashari

Sondazh

Poll