Aktualitet

“Kollovarin e Vuçiçit dhe të degjeneruarin e Veliajt”/ Fevziu ndez ‘gjakrat’ në studio, lexon mesazhin e qytetarit,

18 Shkurt 2021, 22:06 Nga DOSJA
“Kollovarin e Vuçiçit dhe të degjeneruarin e

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh të një qytetari që ankohej se përse ai kishte në studion e “Opinion” Baton Haxhiun dhe Arbjan Maznikun. Vetë Fevziu tha se e lexoi për të sqaruar që fton gjithmonë në mënyrë të barabartë nga të dyja palët, por ky mesazh nxiti reagime në studio.

Vetë Haxhiu tha se këti mesazhe nuk duhen lexuar dhe jo çdo budall duhet të bëhet pjesë e emisionit.

Pjesë nga biseda:

Blendi Feziu: Ta kthej dhe pak Durrësin se kam një mesazh për të kuptuar se njerëzit nuk pranojnë kurrë opinionin kundër. S’e njoh kush është. Ja ç’më thotë: Pse pranon në “Opinion” kollovarin e Vuçiçit dhe të degjeneruarin e Veliajt. Kjo tregon që keni fyer televizionin…Sheh dy vetë këtej dhe nuk sheh tre vetë këtej

Ndoshta është me PD-në

Blendi Feziu: Po edhe ata nuk i quan?

Armand Shkullaku: Jooo

Grida Duma: Po pse more nuk i quan, i quan por e ka urrejtjen shumë më të madhë

Blendi Feziu: Këtu nuk veprohet me urrejtje por me logjikë

Grida Duma: Por a është logjikshme të kenë njerëzit emosione

Blendi Feziu: Jo mbi logjikën…Shifrat janë tre këtej, tre andej…militanti ka sy, të shikojë…

Baton Haxhiu: Nuk është etike me lexu çdo budall, s’ka lidhje

Blendi Feziu: Ka njerëz që më thonë edhe pse fton Gridën e Shkullakun, e lexova thjesht për të sqaruar…

Baton Haxhiu: Po s’ka lidhje, ata janë shikues.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbjan mazniku baton haxhiu blendi fevziu arbjan mazniku baton haxhiu blendi fevziu

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 21:23

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është krenuar me punën e bërë në rrugët e vendit tonë pasi pas disa ditësh shumica prej tyre janë zhbllok...