Aktualitet

18 Shkurt 2021, 21:23 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është krenuar me punën e bërë në rrugët e vendit tonë pasi pas disa ditësh shumica prej tyre janë zhbllokuar.

Kryeministri Rama teksa ka falenderuar r forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve, ka harruar se për shkak dëborës e cila kishte izoluar prej ditësh fshatrat humbën jetën 2 persona, ndërkohë ditën e djeshme një tjetër i sëmurë ngeli i bllokuar.

Rama krahas videos shkruan ndër të tjera se  beteja e ditëve të fundit shërbeu si mësim për “se si dhe ku duhet të ndërhyhet për përmirësime të mëtejshme.”


 POSTIMI:

“Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme.”

Prej disa ditësh vendi ynë ka qenë i nën pushtetin e dëborës. Korça, Kukësi, Dibra, dhe vende të tjera ishin të bllokuara për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama moti i keq ne shqiperi edi rama moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll