Aktualitet

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti/ Sallabanda për korrupsionin në shëndetësi: Problemi nuk është tek pagat e ulëta 

18 Shkurt 2021, 21:58 Nga DOSJA
Arrestimi i mjekut Edvin Prifti/ Sallabanda për korrupsionin në

TIRANË- Korrupsioni në shëndetësi ka qenë gjithmonë një çështje shumë e ndjeshme në Shqipëri por asnjëherë nuk është adresuar siç duhet për t’i dhënë zgjidhje. 

Mjeku neurokirurg Kita Sallabanda, që jeton dhe punon në Spanjë thotë se e ka pritur me trishtim arrestimin e kolegut të tij, Edvin Prifti. Sallabanda thekson se fenomeni i mit marrjes në Shqipëri është kthyer në një çështje edukate dhe njerëzit janë mësuar tashmë me këtë gjë

“Është e përhapur në të gjitha nivelet dhe mendoj se shteti dhe shoqëria duhet të përballen me guxim”, tha mjeku shqiptar për Euro Neës Albania.

Nga ana tjetër mjeku neurokirurg tha se as të ardhurat e pakta të mjekëve në Shqipëri nuk është një justifikim për korrupsion.

“Të ardhurat e mia janë 30% më pak se në Gjermani. Kjo nuk do të thotë që unë t’u kërkoj para pacientëve. Të ardhurat e mjekëve duhet të jenë në union me shoqërinë, me profesionet e tjera. Ka një fluks të mjekëve nga Spanja në Gjermani pasi të ardhurat janë më të mëdha në Gjermani por unë për faktin se marr 30-40% më pak se një neurokirurg gjerman apo 5-6 herë më pak se një neurokirurg amerikan, kjo nuk do të thotë që unë të bie…, le që nuk më lë shteti, më nxjerrin me shqelma përjashta”, deklaroi mjeku Sallabanda.

Marrë nga: Euronews

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edvin prifti kita sallabanda arrestohet edvin prifti kita sallabanda

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 21:23

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është krenuar me punën e bërë në rrugët e vendit tonë pasi pas disa ditësh shumica prej tyre janë zhbllok...