Aktualitet

“Janë regjistruar vetëm 856 qytetarë”, ISP për votën e emigrantëve: KQZ ka detyrimin ligjor të jetësojë votën e di

18 Shkurt 2021, 18:15 Nga DOSJA
“Janë regjistruar vetëm 856 qytetarë”, ISP për

TIRANË – Instituti i Studimeve Politike ka reaguar për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor sa i përket votës së Diasporës.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) shpehet se një nga ristitë e Kodit të Ri Zgjedhorë ishte krijimi i mundësisë për ushtrimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit dhe që duhet zbatuar.

ISP kam publikuar një tabelë nga INSTAT që ilustron të dhënat se në Shqipëri janë 1,279,463 shqiptarë me të drejtë vote, por në KQZ janë regjistruar vetëm 856 qytetarë. Në njoftim thuhet se Kosova ka shumë më pak popullsi sesa Shqipëria por megjithatë në zgjedhjet e fundit parlamentare atje u regjistruan 178,026 persona nga diaspora, rreth 208 herë më shumë sesa në Shqipëri. Në postimin e saj ISP shkruan se KQZ e ka detyrim ligjor të jetësojë votën e diasporës.

Postimi i plotë: 

Një prej risive të Kodit të ri Zgjedhor dhe paktit politik të qershorit ishte krijimi i mundësisë për ushtrimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (diaspora) për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe Europë që ligjëron votimin e diasporës. Nga premtimi tek jetësimi është një rrugë e gjatë që lidhet me vullnetin politik, me ekzistencën e një regjistrimi të diasporës, me sistemin e votimit mbështetës për votën e diasporës dhe me mundësinë e përfaqësimit të saj real me kandidatë ose subjekte politike. Gjatë vjeshtës pati disa akte të KQZ dhe replika KQZ-Ministria e Diasporës, por që në thelb paralajmërojnë pamundësinë e votimit të diasporës në zgjedhjet parlamentare 2021. Tabela ilustron të dhënat: në Shqipëri, sipas INSTAT janë 1,279,463 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, por në KQZ janë regjistruar vetëm 856 qytetarë! Për ilustrim, Kosova ka shumë më pak popullsi sesa Shqipëria dhe megjithatë në zgjedhjet e fundit parlamentare atje u regjistruan 178,026 shtetas nga diaspora, rreth 208 herë më shumë sesa në Shqipëri! KQZ ka detyrimin ligjor të jetësojë votën e diasporës, qeveria ka detyrimin ligjor të ketë Regjistër Kombëtar të Diasporës, partitë kanë detyrimin ligjor të mbështesin votën e diasporës, vetë diaspora ka të drejtën ligjore të ushtrojë presion dhe të kërkojë respektim të parimit kushtetues të votës! Koha për veprim është tani, koha për respektimin e ligjit është tani, koha për vendimmarrje të të gjithë qytetarëve me të drejtë vote është tani. Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet isp isp

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 16:35

TIRANË– Vili Minarolli, një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë e ka konsideruar të padrejtë faktin që dy...