Aktualitet

Panik në Elbasan, shpërthen predha në Ish-Kombinatin Metalurgjik

18 Shkurt 2021, 19:18 Nga DOSJA
Panik në Elbasan, shpërthen predha në Ish-Kombinatin Metalurgjik

ELBASAN– Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka mësuar se një predhë ka shpërthyer në zonën e njohur si ish-Kombinati Metalurgjik, duke bërë që të ndjehen dy lëkundje të forta.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur tek furrat e Kurum. Predha po shkrihej bashkë me mbetjet e tjera dhe zjarri ka bërë që ajo të shpërthente, duke tronditur dy herë zonën.

Shpërthimet e fuqishme janë ndjerë në të gjithë zonën dhe kanë përhapur panik në të gjithë qytetin e Elbasanit.  Shumë qytetarë kanë dalë jashtë banesave të frikësuar, për të parë se ku çfarë kishte ndodhur.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet se ka pasur të lënduar por dëmet materiale janë të shumta. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan shperthen predha ne elbasan elbasan shperthen predha ne elbasan

Sondazh

Poll