Aktualitet

Nga njësia numër 2 e kalojnë tek 7/ Pedagogia ngre shqetësimin: Marifetçijnë elektoralë! Më riktheni aty ku isha, Keta t

18 Shkurt 2021, 19:04 Nga DOSJA
Nga njësia numër 2 e kalojnë tek 7/ Pedagogia ngre

TIRANË- Pedagogia e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, ditën e sotme ka ngritur shqetësimin se Gjendja Civile i ka ndryshuar vendbanimin.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Keta shkruan se ajo ishte e regjistruar në Njësinë Administrative nr.2, ndërkohë që tashmë e kanë transferuar në Njësinë nr.7.

Ajo ka bërë thirrje që ta rikthejnë sërish aty ku ka qenë e regjistruar sakaq u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Gjendjen Civile.

POSTIMI I PLOTË 

Pa dashje, Votuese aty ku do partia. Miq te nderuar, kontrolloni të dhënat tuaja në gjëndje civile! Urgjent! Ky marifet është i vjetër sa pisllëku i pushtetit politik këtu.
Nuk kisha menduar ndonjëherë se vendbanimin shteti ta eksportoka ku i do koka Gjëndjes Civile. Nga Njësia Bashkiake nr 2 qenkam eksportuar në Njësinë nr 7 !!!!!!!
O Zot kur me autoktonët bëjnë këtë??? Më e bukura është kur të thonë pasi i prezanton problemin se me siguri keni ndonjë shtëpi tjetër( nuk do ishte keq ta kisha po nuk kam kokërgjëje veç aty ku na e ka lënë gjyshi i shtëpisë) dhe vendos shteti se ku unë dihet të marr dokumentacionin ndërsa jam me breza këtu ku jam. O marifetçinj elektoralë të qendrës ( se nuk e besoj kurrë se e ka bërë Njesia ime) kthenani aty ku jemi dhe ku të vetmet kemi!Mos na ngatërroni me veten, me shtëpija qytet, fshat, det, liqen….. dhe jashtë shtetit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet majlinda keta majlinda keta

Sondazh

Poll