Politike

“Vaksinimi i personaliteteve” Meta: E papranueshme, askush nuk ka të drejtë të bëjë diferencim klasor

18 Shkurt 2021, 20:10 Nga DOSJA
“Vaksinimi i personaliteteve” Meta: E papranueshme, askush nuk ka

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotme ka folur në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili ka thënë se pas bluzave të bardha do të marrin vaksinën kundër koronavirusit, të moshuarit që janë personalitete. 

Kreu i Shtetit, në një intervistë për ‘OraNews’, deklaroi se të gjithë yqtetarët janë të barabartë, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Për Metën, është krejtësisht e paparanueshme diferencimi klasor.

Pjesë nga Intervista

Pyetje: Ndoshta për të shmangur edhe vëmendjen nga kjo situatë, kryeministri ka hedhur dje një ide: Të një vaksinimi selektiv të personaliteteve të moshuara. A është e drejtë?

Presidenti Meta: Nuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore, pasi askush nuk e ka këtë të drejtë. Të gjithë qytetarët janë të barabartë, sidomos kur bëhet fjalë për jetën dhe për shëndetin e tyre. Të gjithë duhet të trajtohen si të tillë. Natyrisht, janë disa fasha që janë më të rëndësishme, siç janë mjekët, sanitarët, personeli që ndeshet me këtë sfidë, mosha e tretë, që mund të rezultojë më problematike, invalidët apo persona të tjerë, por çdo diferencim tjetër pastaj ngjan si klasor.

(A.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta vaksinimi i personaliteteve edi rama ilir meta vaksinimi i personaliteteve

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2021, 19:54

VLORË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai vetë si person në krye të qeverisë është goditur nga tërmeti dhe pandemia, duke i lënë shumë parashikime që kis...