Politike

Kryemadhi shërben bukën e bërë vetë në Elbasan: E ka qarë, e ka qarë, merr naj copë tashi në pjatë, naj kore

18 Shkurt 2021, 19:13 Nga DOSJA
Kryemadhi shërben bukën e bërë vetë në Elbasan: E

ELBASAN– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Elbasanit ku dhe provoi bukën e bërë në shtëpi. Përmes një videoje në profilin e saj në Facebook, Kryemadhi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj takimin në shtëpinë e familjes së Gëzimit.

Kryetarja e LSI-së, shihet që nxjerr bukën nga tepsia dhe ua servis familjarëve të tjerë në rajonin nr.3 të Elbasanit.

E ka qarë, e ka qarë fare….vetëm merr pjatën tani dhe merr naj copë, merre naj kore,”– thot një grua e pranishme.

“Bukë e kripë e në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive. Pasi folëm për prioritetet e LSI në qeverisje i shërbeva me shumë kënaqësi bukën e ngrohtë të pasdites,”- shkruan Kryemadhi krah videos së publikuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll