Politike

Meta: Ilaçet antiCOVID të blihen nga shteti dhe t’u jepen falas qytetarëve

18 Shkurt 2021, 19:34 Nga DOSJA
Meta: Ilaçet antiCOVID të blihen nga shteti dhe t’u jepen

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me situatën e pandemisë që ka ‘pushtuar’ vendin tonë.

Në një postim që ka bërë së fundmi, kreu i shtetit i ka ërë thirrje qeverisë që të blejë ilaçet kundër sëmundjes vdekjeprurëse dhe t’ua jap falas qytetarëve.

“Ilaçet antiCOVID të blihen nga shteti dhe t’u jepen falas qytetarëve.Është emergjente ndryshimi rrënjësor i strategjisë antiCOVID. Masat dhe kufizimet aktuale nuk po sjellin asnjë rezultat. Të shtohen testimet, të përmirësohen kushtet në spitale, të blihen pajisje reanimatore jetëshpëtuese. Qytetarët të vaksinohen masivisht. I papranueshëm “diferencimi klasor”. – ka shkruar Meta.

Në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humburjetën 1,617 persona, ndërsa janë infektuar  96,838 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll