Politike

“Situata e pandemisë së COVID, alarmante”/ Meta: Buxheti 2021 shumë pak mbështetje për shëndetësinë

18 Shkurt 2021, 19:43 Nga DOSJA
“Situata e pandemisë së COVID, alarmante”/ Meta: Buxheti

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotme ka thënë se në buxhetin e vitit 2021 ka shumë pa mbështetje lidhur me shëndetësinë  duke shtuar se ka dyfishim të pagesave për koncesionet.

Në një intervistë që ka bërë për Oraneës, ka thënë se vendi ynë është në gjendje kritike, ndërkohë thekson se duhet të bëhen më shumë testime për Covid-19 si dhe të menaxhojë më mirë siuatën. 

Në dhjetor unë kam kthyer në Kuvend projektligjin  për buxhetin e këtij viti, sepse mbështet shumë pak sistemi shëndetësor për të përballuar këtë pandemi. Aty nuk parashikohej asgjë për të rritur kapacitetet spitalore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Ne pamë më herët që qeveria ishte e pamundur që t’u vinte në ndihmë qytetarëve. Por në këtë vit është parashikuar dyfishimi i pagesave për koncesionet, por mbështetja për spitalet është e papërfillshme. Jemi në një gjendje kritike, ku edhe sipas të dhënave zyrtare, jemi në nivele alarmante. Mjafton të krahasohemi me vendet fqinje dhe kjo kërkon një reflektim të thellë dhe një ndërhyrje të shpejtë. Jemi vendi me testimet më të pakta në rajon dhe kudo. Ka rëndësi gjurmimi dhe menaxhimi i situatës, çka nuk ekziston. Kjo kërkon një qasje profesionale jo politike.”- ka thënë Meta. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll