Politike

Lexo&qesh/ Rama: Hapni qendra interneti për të rinjtë dhe të moshuarit, të fitojnë nga 1-6 mijë euro në muaj

18 Shkurt 2021, 20:08 Nga DOSJA
Lexo&qesh/ Rama: Hapni qendra interneti për të rinjtë dhe

VLORË– Kryeministri Edi Rama kërkoi që të hapej një tjetër qendër për proceset e IT-së, këtë herë në Vlorë. Gjatë një vizite që pati mesditën e sotme në Vlorë, me kryebashkiakun Dritan Leli, Rama tha se duhet të nisë procesi për të bërë gati qendrën për të rinjtë për të hyrë në fushën e kodimit ku përmes internetit mund të fitojnë nga 1000 deri në 6000 euro.

Kreu i qeverisë tha se pas Korçës, këtë mundësi tashmë duhet ta ketë edhe qyteti i Vlorës. Ai u shpreh se duhet të ketë hapësira edhe për të moshuarit, fëmijët dhe të ofrohen mundësi të drejtpërdrejta.

“Do kthehet në objekt publik dhe unë bëra një diskutim të gjatë me arkitekte që të jetë një qendër me disa komponentë dhe një komponentët kryesor të jetë qendra për të gjithë proceset e IT për të rinjtë në mënyrë që të krijojnë rrjetin me bërthamën e nisur në Tiranë, me Korçën që ka avancuar me Vlorën. Kemi një aset fantastik këtu që mund të transformohet.

T’i japim mundësi të rinjve të kenë akses në këtë aktivitet dhe të hyjnë në botën e kodimit dhe të gjithë shërbime globale online që pa lëvizur nga Vlora të jenë të punësuar në tregun global dhe të kenë paga që shkojnë nga 1000 mijë euro në vitin e parë deri në 5 dhe 6 në varësi të aftësive. Kjo është e ardhmja për të rinjtë në sensin e punësimit.

Të ketë hapësira edhe për të moshuarit, kalamajtë, shërbimet publike që janë të përqendruara dhe ofrojnë mundësi të drejtpërdrejta. Kemi diskutuar një çarje që objekti të qëndrojë bashkë por të krijojë korridore për t’u bërë zemër e gjithë kësaj hapësire. Këtu nuk duhet të ketë trafik fare. Bëhet rikonceptimi i sheshit si është. Tempulli i pavarësisë vendoset këtu dhe shërben edhe si treg I fundjavës si është në vendet e tjera. Dhe ajo që kemi diskutuar lidhja me shkallaren e varrezës së dëshmorëve. Kështu krijohet një vijë e re dhe një mikroblulevard midis zonës ku mbaron tempulli. Do lulëzohen edhe varrezët e dëshmorëve,”- tha Rama.

Momenti pas minutës 07:00

Kryeministri Edi Rama i habiti të gjithë nga Korça, në fillim të muajit shkurt, teksa deklroi se 100 të rinj të këtij qyteti marrin paga nga 1 mijë deri në 8 mijë euro në muaj, falë projekteve dixhitale. Gjatë prezantimit të propjektit për rijetëzimin e Piramidës në Tiranë, Rama tha se përmes kompjuterit të rinjtë mund të fitojnë shumë më tepër sesa po të shkonin në Gjermani.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan lela edi rama elva margariti dritan lela edi rama elva margariti

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2021, 19:54

VLORË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai vetë si person në krye të qeverisë është goditur nga tërmeti dhe pandemia, duke i lënë shumë parashikime që kis...