Politike

U gjobit me 50 mln lekë/ Edmond Spaho: Më ndëshkuan mua dhe pronarin e lokalit ku pija kafenë, i them Niko Peleshit që s’

18 Shkurt 2021, 18:19 Nga DOSJA
U gjobit me 50 mln lekë/ Edmond Spaho: Më ndëshkuan mua dhe

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka reaguar në lidhje me gjobën prej 50 milionë lekëve të vjetra,  që i është vënë ditën e sotme nga policia për mos-respektim të masave anti-Covid. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Spaho ka thënë se policia i ka vënë gjobë atij dhe pronarit të lokalit ku ai pinte kafen me udhër të Ministrit Niko Peleshi. 

Ndër të tjera ai i ëhstë drejtuar Peleshit duke i thënë se nuk frikësohet prej tij, sakaq i ka bërë thirrje policisë që t’i heq survejimin me policinë politike. 

POSTIMI I PLOTË: 

“Edmond Spaho: Sot nga mediat u informova per gjoben qe me ka vene policia e Devollit, per organizim tubimi ne kundershtim me aktin normativ,  per mbrojtjen nga Covid 19. Partia Demokratike dhe une ne te gjitha aktivitetet, kemi ne radhe te pare ne qender te vemendjes, mbrojtjen e shendetit te qytetareve,respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskes. Me nje akt te paprecedent, neë  shkelje flagrante te aktit normativ, pa me kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara, me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku une pija kafe, sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi. I them Niko Peleshit, qe asnje manover dhe makinacion,nuk me frikeson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill. I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinant Mara , te me heqe menjehere survejimin me policine politike,  qe me ka vene ngado ku shkoj. Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident,qe do te krijoje me PD. Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi,qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim. Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton!”

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Korçën, Edmond Spaho është gjobitur nga policia me 50 milionë lekë të vjetra pasi ka shkelur rregullat anti covid. Ndëkohë për të njëjtën arsye është gjobitur dhe ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond spaho gjobitet edmond spaho edmond spaho gjobitet edmond spaho

Sondazh

Poll